Aktualitet

“Shpërthen” Andi Bejtja: Meta të masturbojë para Kushtetueses, opozita dhe Presidenca të vetëshkrihen

17 Maj 2020, 10:50 Nga DOSJA
“Shpërthen” Andi Bejtja: Meta të masturbojë para

Tiranë-  Gazetari dhe analisti Andi Bejtja ka deklaruar për “Syri TV” se opozita dhe Presidenca duhet të vetëshkrihen dhe të bëhen njësh me popullin, me qëllimin që të përballen me diktaturën e Edi Ramës.

‘Basha të vetëshkrihet, Mona të shtrojë byrekun tek LSI, Meta të masturbojë para Kushtetueses’, tha gazetari.

Ky reagim i gazetarit vjen, pasi gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine nisi në 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje dhe pak orë më vonë godina u shemb plotësisht. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi bejtja shembet teatri kombetar andi bejtja shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2020, 10:02

TIRANË- Janë rikthyer sërish tensionet dhe përplasjet tek pedonalja përpara Teatrit Kombëtar, tashmë të rrënuar.  Dosja.al po ndjek hap pas hapi këtë përpl...