Aktualitet

“Jetojmë për lirinë”, protestuesit vendosin pankarta para teatrit, brohorasin njëzëri: Poshtë diktaturës!

17 Maj 2020, 11:10 Nga DOSJA
“Jetojmë për lirinë”, protestuesit vendosin pankarta

Tiranë- Aktivistë, qytetarë dhe politikanë vijonë protestën para sheshit të Teatri Kombëtar. Pas përplasjeve me Policinë aktivistët kanë vënë në sheshin para teatrit disa pankarta, në të cilët shprehen se vendi ka nevojë për liri.  “Jetojmë për lirinë”, shkruhet në një prej tyre.  Ndërkohë njëzëri ata shprehen: “Poshtë diktaturës”. 

 

 

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet prishet teatri kombetar prishet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2020, 10:02

TIRANË- Janë rikthyer sërish tensionet dhe përplasjet tek pedonalja përpara Teatrit Kombëtar, tashmë të rrënuar.  Dosja.al po ndjek hap pas hapi këtë përpl...