Policia merr ‘peng’ Albana Vokshin, ndërhyn Enkel Demi, shtyhet me efektivët: Ta marrim pak atë gruan ne? Mos e prek me d
17 Maj 2020, 10:20Nga DOSJA
TIRANË– Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi është tentuar që të shoqërohet nga Policia e Tiranës, e cila ka rrethuar zonën e Teatrit Kombëtar. Në mbrojtje të saj ka dalë gazetari Enkel Demi, i cili ka tentuar që ta shpëtojë nga duart e efektivëve.
Gjatë gjithë kohës ai është shtyrë me efektivët për të marrë sërish ish-deputeten por është ndaluar nga Policia.
“Ka mundësi të marrim pak atë gruan ne? Mos e prek me dorë o burrë se është femër. Albana mos lëviz!,“-thotë gazetari.
Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë.
Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar prishjen e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të sotëm.Në një komu...
TIRANË– Atalanta Pasko, vajza e Mitrush Kutelit ka hedhur akuza të forta ndaj Bashkisë së Tiranës, pas shembjes së Teatrit Kombëtar.Në një shkrim të ...
Politike17 Maj 2020, 09:55
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar, 6 orë pas ndërhyrjes së dhunshme në ambientet e godinës. Në ...
TIRANË– Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit, deklaroi se teatri është i gjithë shqiptarëve dhe jo i Partisë Socialiste, Erion Veliajt, dhe i asku...
TIRANË- Siç e miratuan fshehurazi dhe ilegalisht vendimin e Këshillit Bashkiak për të shembur Teatrin, ashtu edhe e zbatuan. Pritën derisa vigjilenc...
Tiranë-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar së fundmi se në orën 12:00 opozita do të marrë një vendim politik, sesi dotë veprojë në ditët në vijim....
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar sërish pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale, Basha bën thirrj...
Tiranë- Vijojnë përplasjet tek Teatri Kombëtar mes policisë dhe protestuesve. Në këtë protestë janë të pranishëm dhe ish-deputetë. Në një moment ka pasur debate...
Tiranë– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se shembja e Teatrit Kombëtar është një barbari kulturore e Ramës, që të kujton gjenocidin fetar kulturor t...
TIRANË– Opozita e Bashkuar do t’i rikthet protestave masive gati një vit pas tubimeve të fundit. Pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe atij Eksp...