Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar, Albana Vokshi shpërthen në lot: Kam shumë kujtime, ndjej dhimbje. Ky ishte fundi i Ramës!

17 Maj 2020, 10:00 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar, Albana Vokshi shpërthen në lot: Kam

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar prishjen e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në një komunikim me Euronews Albania, Vokshi e përlotur është shprehur se ka shumë kujtime në godinën e rrënuar.

“Ndaj shumë kujtime, unë jam lindur dhe rritur në Tiranë. Kam vajtur shpesh në Teatër. Kam vajtur dhe më fëmijët e mi. Kemi shumë kujtime. Eshtë një vepër e çmuar shqiptare. Ndjej dhimbje, por unë jam e sigurt se ky është fundi i Edi Ramës”, theksoi Vokshi.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi shembet teatri kombetar albana vokshi shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Politike 17 Maj 2020, 09:55

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar, 6 orë pas ndërhyrjes së dhunshme në ambientet e godinës. Në ...