Politike

“S’do shikojmë brekët e Violeta Manushit, por do të shikojmë b*thën jashtë të Ramës”/ Kryemadhi thirrje popullit:

17 Maj 2020, 08:53 Nga DOSJA
“S’do shikojmë brekët e Violeta Manushit, por do të

Tiranë-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar së fundmi se në orën 12:00 opozita do të marrë një vendim politik, sesi dotë veprojë në ditët në vijim. Gjata fjalës saj për mediet Kryemadhi u shpreh se shqiptarët nuk duhet të njohin shtetin e Edi Ramës, pasi sipas saj po shkatërron vendin.

“Të lirojë një orë më parë artistët, të marrin përgjegjësi për dhunimin që kanë bërë ndaj vajzave, grave dhe gazetarëve. Duhet të shikojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Nuk është koha për të parë politikën, tashmë njuk do të shikojmë brekët jashtë të Violeta Manushit, por do të shikojnë b*thën jashtë të Edi Ramës dhe kështu do ti mësoj Rama shqiptarët, me këtë degjenerim që po bën vendit.  Po bëj thirrje shqiptarëve të mos njohin shtetin e Ramës, të mos njohin bastardët. Në orën 12:00 do të kemi vendimin politik të opozitës të finalizuar. Gazetarë mos njihni postablloqet e Ramës, taksat e Ramës, ju mbylli në shtëpi dhe ju ka marrë paratë për çdo gjë. Zemra ime nëse flet për protesta shko dorëzohu tek Edi Rama. Shumë media janë dorëzuar tek Edi Rama.”, u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi prishet teatri kombetar monika kryemadhi prishet teatri kombetar

Sondazh

Poll