Politike

Opozita ngrihet në këmbë për Teatrin/ Basha ‘kokë më kokë’ me aleatët, rinisin protestat: Menjëherë!

17 Maj 2020, 07:44 Nga DOSJA
Opozita ngrihet në këmbë për Teatrin/ Basha ‘kokë

TIRANË–  Opozita e Bashkuar do t’i rikthet protestave masive gati një vit pas tubimeve të fundit. Pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në seli me urgjencë të gjithë aleatët, me të cilët ka vendosur rifillimin e tubimeve. Në fjalën e tij, Basha gjithashtu është shprehur se të gjitha protestat e opozitës do të zhvillohen duke respektuar të gjitha kushtet higjenike për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Në tre vjetorin e takimit të tij me Ramën, Basha ka përmendur edhe marrëveshjen e bujshme për të cilën pranoi se ishte e gabuar duke shtuar se diçka e tillë nuk do të ndodhte më dhe se opozita do të organizonte një rezistencë mbarëpopullore kundër qeverisë së tij.

E para që shkoi në selinë blu për të zhvilluar takimin ishte kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila u shoqërua nga nënkryetari Petri Vasili. Më pas, mbledhjes iu bashkuan edhe aleatët e tjerë. 

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kryemadhi takon bashen lulzim basha monika kryemadhi shembet teatri kombetar kryemadhi takon bashen lulzim basha monika kryemadhi shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Politike 17 Maj 2020, 05:37

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar aksion të ashpër opozitar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.Në një deklaratë për mediat, Basha tha se do...