Politike

“Barbari kulturore e Ramës”/ Berisha: Shembja e Teatrit Kombëtar më kujton gjenocin fetar të Enver Hoxhës

17 Maj 2020, 07:50 Nga DOSJA
“Barbari kulturore e Ramës”/ Berisha: Shembja e Teatrit

Tiranë– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se shembja e Teatrit Kombëtar është një barbari kulturore e Ramës, që të kujton gjenocidin fetar kulturor të Enver Hoxhës në vitin 1967.

“Nje barabari kulturore e Edvin Kristaq Xhelatit qe te kujton genocidin fetar kulturor te Enver Hoxhes te vitit 1967! sb”, shprehet Berisha në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe një video nga shembja e kësaj godine.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur  godina e Teatri Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha është shprehur se vendimi ka qenë i jashtëligjshëm, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

J.V/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha shembet teatri kombetar sali berisha shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Politike 17 Maj 2020, 05:37

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar aksion të ashpër opozitar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.Në një deklaratë për mediat, Basha tha se do...