Politike

Shembja e teatrit/ Albana Vokshi përplaset me Policinë, s’pranon të largohet, ulet në shesh, efektivët e rrethojnë

17 Maj 2020, 08:18 Nga DOSJA
Shembja e teatrit/ Albana Vokshi përplaset me Policinë, s’pranon

Tiranë- Vijojnë përplasjet tek Teatri Kombëtar mes policisë dhe protestuesve. Në këtë protestë janë të pranishëm dhe ish-deputetë. Në një moment ka pasur debate edhe përplasje mes Albana Vokshit, Kejdi Mehmetajt dhe Policisë.  Vokshi u ul në shesh dhe nuk pranoi që të largohej. Ndërkohë Mehmetaj u përplas verbalisht me policët.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi prishet teatri kombetar albana vokshi prishet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Politike 17 Maj 2020, 05:37

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar aksion të ashpër opozitar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.Në një deklaratë për mediat, Basha tha se do...