TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar, 6 orë pas ndërhyrjes së dhunshme në ambientet e godinës. Në një reagim në Tëitter, delegacioni thotë se kërkoi dialog por bashkia dhe qeveria nuk e dëgjuan thirrjet e BE-së. Po ashtu, BE kërkon që palët të mos përshkallëzojnë situatën.
REAGIMI I PLOTË:
Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore. Që në orët e para të këtij mëngjesi, ne kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet në terren. Ne i bëjmë thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.
Reagimi i BE-së vjen disa orë pasi është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit, deklaroi se teatri është i gjithë shqiptarëve dhe jo i Partisë Socialiste, Erion Veliajt, dhe i asku...
TIRANË- Siç e miratuan fshehurazi dhe ilegalisht vendimin e Këshillit Bashkiak për të shembur Teatrin, ashtu edhe e zbatuan. Pritën derisa vigjilenc...
Tiranë-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar së fundmi se në orën 12:00 opozita do të marrë një vendim politik, sesi dotë veprojë në ditët në vijim....
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar sërish pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale, Basha bën thirrj...
Tiranë- Vijojnë përplasjet tek Teatri Kombëtar mes policisë dhe protestuesve. Në këtë protestë janë të pranishëm dhe ish-deputetë. Në një moment ka pasur debate...
Tiranë– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se shembja e Teatrit Kombëtar është një barbari kulturore e Ramës, që të kujton gjenocidin fetar kulturor t...
TIRANË– Opozita e Bashkuar do t’i rikthet protestave masive gati një vit pas tubimeve të fundit. Pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe atij Eksp...
Tiranë– Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar, për të cilin është shprehur se ky i sotmi është një moment i trishtë. Në Twit...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke e quajtur veprimin një akt kriminal ndaj trashëgimisë shqiptare. Në reagimin ...
Tiranë-Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar se Edi Rama është armiku i shqiptarëve. Në një deklaratë për mediet Balliu theksoi se poli...