Politike

“Rama është armiku i shqiptarëve”/ Klevis Balliu: Policia ka dhunuar qytetarët, nuk na përçajnë dot

17 Maj 2020, 07:02 Nga DOSJA
“Rama është armiku i shqiptarëve”/ Klevis Balliu:

Tiranë-Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar se Edi Rama është armiku i shqiptarëve. Në një deklaratë për mediet Balliu theksoi se policia e Edi Ramës ka dhunuar qytetarët të cilët donin të mbronin godinën e Teatrit Kombëtar.

“Jemi sulmuar barbarisht nga forcat e krimit. Janë sulmuar nga këtya individë që marrin urdha nga Rama. kemi një palaço parlament. Sot qytetarët janë në këtë pandemi, vidhen paratë e tyre për të ndërtuar ndërtesa. Palaçot të cilët kërkojnë të përçajnë policinë, nuk do të na arrijnë të përçajnë. Ai është armiku i medias, armiku i fjalës së lirë. Edi Rama është armiku i shqiptarëve.”, u shpreh Klevis Balliu.

 

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur  godina e Teatri Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha është shprehur se vendimi ka qenë i jashtëligjshëm, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klevis balliu shembet teatri kombetar klevis balliu shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Politike 17 Maj 2020, 05:37

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar aksion të ashpër opozitar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.Në një deklaratë për mediat, Basha tha se do...