Politike

Shembet Teatri Kombëtar, reagon ashpër presidenti Meta: MAFIA urdhëroi shkatërrimin, do kujtohet njësoj si kazmat e diktatu

17 Maj 2020, 07:25 Nga DOSJA
Shembet Teatri Kombëtar, reagon ashpër presidenti Meta: MAFIA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke e quajtur veprimin një akt kriminal ndaj trashëgimisë shqiptare. Në reagimin e tij, Meta shkruan se pamjet do të kujtohen si në kohën e komunizmit kur u shembën kishat dhe xhamiat.

“Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet. Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë. KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM,”-shkruan Meta.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë.

Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta shembet teatri kombetar ilir meta shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Politike 17 Maj 2020, 05:37

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar aksion të ashpër opozitar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.Në një deklaratë për mediat, Basha tha se do...