Aktualitet

Përplasje tek Teatri/ Protestuesit hedhin kapsolla dhe gurë në drejtim të Policisë, shoqërohen disa persona

17 Maj 2020, 08:03 Nga DOSJA
Përplasje tek Teatri/ Protestuesit hedhin kapsolla dhe gurë në

Tiranë- Shembet Teatri Kombëtar. Ndërkohë pranë sheshit të Teatrit Kombëtar qindra qytetarë janë ngritur në protestë, pasi nuk janë dakord me këtë vendim të bashkisë Tiranë. Disa politikanë dhe qytetarë janë shoqëruar nga Policia. Ndërkohë,  protestuesit po hedhim gurë dhe kapsolla në drejtim të Policisë.

 

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur  godina e Teatri Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha është shprehur se vendimi ka qenë i jashtëligjshëm, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet prishet teatri kombetar prishet teatri kombetar

Sondazh

Poll