Aktualitet

Shembet Teatri Kombëtar, “Europa Nostra”: Ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore dhe demokracinë

17 Maj 2020, 07:29 Nga DOSJA
Shembet Teatri Kombëtar, “Europa Nostra”: Ditë e trishtuar

TIRANË– Organizata Prestigjioze e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Europë “Europa Nostra” ka reaguar pas prishjes së Teatrit Kombëtar. 

Me anë të një postimi në Twitter, “Europa Nostra” e ka quajtur shembjen si një ngjarje të trishtuar për demokracinë dhe trashëgiminë kulturore. 

“Ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Evropë. Ditë e trishtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri dhe Evropë. Herët në mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistët e shoqërisë civile dhe filluan prishjen e Teatrit Kombëtar të mbrojtur në Tiranë,”-shkruhet në njoftim. 

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet europa nostra shembet teatri kombetar europa nostra shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll