Aktualitet

Thyhet kordoni policor, protestuesit futen në sheshin e Teatrit Kombëtar, përplasje të forta

17 Maj 2020, 07:42 Nga DOSJA
Thyhet kordoni policor, protestuesit futen në sheshin e Teatrit

TIRANË– Tensione të forta kanë rinisur në sheshin pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Siç shihet edhe në foto, protestuesit janë përplasur ashpër me efektivët e policisë, ndërkohë që kanë arritur të thyejnë edhe kordonin. Mes tyre ka patur shtyrje dhe goditje, ndërkohë që ka patur edhe ujë mes tyre.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembet teatri kombetar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll