Aktualitet

Shembet plotësisht Teatri Kombëtar, në shesh vetëm gërmadha

17 Maj 2020, 07:37 Nga DOSJA
Shembet plotësisht Teatri Kombëtar, në shesh vetëm

Tiranë- Shembet plotësisht Teatri Kombëtar, fadromat kanë rrafshuar ndërtesën hisotrike. Në foto shihen vetëm gërmadhat e Teatrit Kombëtar dhe fadromat e INUV.

 

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur  godina e Teatri Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha është shprehur se vendimi ka qenë i jashtëligjshëm, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembet teatri kombetar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll