Aktualitet

Momentet e dhunës/ Policia rreh të riun pranë teatrit, e godasin me shkelma, ai shtrirë në tokë, vë duart në kokë

17 Maj 2020, 07:11 Nga DOSJA
Momentet e dhunës/ Policia rreh të riun pranë teatrit, e godasin

Tiranë- Dhjetëra qytetarë kanë tentuar mëngjesin e sotëm të çajnë kodonin e policisë, cili ka rrethuar tashmë gërmadhat e Teatrit Kombëtar. Gjatë momentit të përplasjes policia ka shoqëruar disa persona dhe ndaj tyre ka ushtruar edhe dhunë. Siç shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme policia ka dhunuar një djalë, i cili shfaqet i shtrirë në tokë. Madje në një moment policët e qëllojnë me shkelma  të riun. Ky i fundit vë duart në kokë.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur  godina e Teatri Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha është shprehur se vendimi ka qenë i jashtëligjshëm, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembet teatri kombetar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll