Aktualitet

Sapo kishin nisur përplasjet, si u fut drejtori Kiço Londo brenda Teatrit Kombëtar: Po bëj inventarin

17 Maj 2020, 07:39 Nga DOSJA
Sapo kishin nisur përplasjet, si u fut drejtori Kiço Londo brenda

TIRANË– Drejtori i Teatrit Eksperimental Kiço Londo ka hyrë brenda Teatrit Kombëtar dhe ka dashur të bëjë inventarin e gjërave që ndodhen brenda.

Në një intervistë për News 24, Londo tha se po kontrollon që të shohë se çfarë mund të marrë nga Teatri Eksperimental.

I prekur nga situata në fjalë, drejtori Londo tha se ka bërë të gjithë inventarin e gjërave.

Po bëj inventarin, do shikoj çfarë të marr nga garderoba,”- tha Londo.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha është shprehur se vendimi ka qenë i jashtëligjshëm, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kico londo kico londo

Sondazh

Poll