Aktualitet

Me pranga në duar pas shpine/ Shoqërohet ish-deputetja Florida Kërpaçi, dy police e mbajnë

17 Maj 2020, 07:39 Nga DOSJA
Me pranga në duar pas shpine/ Shoqërohet ish-deputetja Florida

TIRANË– Shoqërohet ish-deputetja e LSI-së, Florida Kërpaçi. Me pranga në duar dhe e shoqëruar nga dy efektive policie, ajo është nisur për në Komisariat. 

Gjatë gjithë mëngjesit të sotëm ajo ka tentuar që të hyjë në Bashkinë e Tiranës si akt revolte ndaj prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. 

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë.

Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(k.m/dosja.al)

aktualitet aktualitet shembet teatri kombetar shoqerohet florida kerpaci shembet teatri kombetar shoqerohet florida kerpaci

Sondazh

Poll