Aktualitet

Ndizet sërish tensioni tek Teatri, qindra qytetarë mësyjnë për tek godina e Eksperimentalit, përplasje me policinë

17 Maj 2020, 07:34 Nga DOSJA
Ndizet sërish tensioni tek Teatri, qindra qytetarë mësyjnë

TIRANË- Kordoni policor përpara pedonales që të lidh me godinën e Teatrit Eksperimental po reziston, ndërkohë që tensionet janë shtuar. Qindra qytetarë kanë dalë në rrugë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa kanë tentuar të heqin barrikadat dhe kërkojnë të hyjnë në zonën e Pedonalesë.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë.

Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembet teatri kombetar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll