Politike

Teatri Kombëtar u prish gjatë natës, Rama publikon PAMJET: Janë të njëjtët që ngrihen kundër çdo projekti! Nuk e ndali

17 Maj 2020, 05:18 Nga DOSJA
Teatri Kombëtar u prish gjatë natës, Rama publikon PAMJET:

TIRANË– Teatri Kombëtar prishet gjatë natës, reagon kryeministri Edi Rama. Ai ka postuar një video, ku ka treguar të gjitha objektet e prishura gjatë qeverisjes së tij në Tiranë për të cilat është protestuar.

Ishin kundër këndit të lojrave, pastaj ndaj sheshit Skënderbej, pastaj ndaj Pazarit të Ri. Kundër Bulevardit të Ri, kundër Arenës Kombëtare, kundër Kalasë së tiranës, kundër parkut Rinia, kundër Teatrit të ri. Janë të njëjtët! Ngrihen kundër çdo projekti në Tiranë! Nuk duan zhvillimin! Por: Tiranën nuk e ndalin dot!,”-shkruan Rama. 

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama prishet teatri kombetar edi rama prishet teatri kombetar

Sondazh

Poll