Politike

Monika Kryemadhi zbret në sheshin e Teatrit: E shembni vetëm po kaluat mbi trupat tanë, le të vijë fadroma

16 Maj 2020, 20:45 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi zbret në sheshin e Teatrit: E shembni vetëm po kaluat

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se Teatri Komëbtar do të shembet vetëm nëse autoritetet kalojnë mbi trupin e protestuesve.

E pranishme në sheshin e Teatrit, ku pritet që të ketë ndërhyrje gjatë natës, Kryemadhi thotë se e pret fadromën, por që nuk ka shanse të shembet godina.

Ne jemi këtu, këtu do jemi gjithë natën. Le të vijë fadroma. Teatri do shembet, vetëm po kaluan mbi trupat tanë. Nuk ka nevojë as për një mijë veta, as për 100 veta, ne që jemi këtu. Beteja jonë nuk është politike, por për trashëgiminë, kulturën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Është si puna e verës kjo godinës, sa më e vjetër aq më e mirë është. Le të shkojnë të ndërtojnë një Teatër të ri diku tjetër dhe këtë godinë ta lene këtu,”– tha Kryemadhi.

Aktualisht zona e sheshit të Teatrit Kombëtar është e rrethuar nga efektivë të Policisë së Shtetit. Aty ndodhen artistët, aktivistë, deputetë e ish-deputetë, të cilët deklarojnë se do ta mbrojnë godinën me trupin e tyre. Ndërkohë, pritet që gjatë natës të ketë ndërhyrje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi vendimi per prishjen e teatrit monika kryemadhi vendimi per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll