Politike

Lulzim Basha: Sot shembet Teatri nesër e ka radhën shtëpia juaj, ngrihuni për demokraci

16 Maj 2020, 21:56 Nga DOSJA
Lulzim Basha: Sot shembet Teatri nesër e ka radhën shtëpia juaj,

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot nga sheshi i Teatrit Kombëtar se të gjithë qytetarët duhet të ngrihen në protestë për liri dhe demokraci.

I pranishëm në shesh, Basha u tha të gjithëve që nëse sot shembet Teatri Kombëtar, nesër mund ta ketë radhën shtëpia apo televizioni i tyre.

“Kjo është një betejë për ligjshmërinë dhe për demokracinë. Sot këtu planifikohet të shkelet rëndë Kushtetuta dhe ligji. Kjo është një shkelje flagrante. Nuk mund të ketë shkelje pa një prijekt. Nuk i takon ky vendim Bashkisë së Tiranës. Minimumi që shteti shqiptar duhet të bënte në momentin që taksapaguesit europianë investuar, duhet të thoshin faleminderit. Por këta fakte nuk janë thelb i çështjes. Thelbi është që sa kohë kemi një njeri që dhunon Kushtetutën dhe votat e shqiptarëve, kjo gjë do vazhdojë. Nesër do e ketë shtëpia juaj, nesër do jetë televizioni juaj. Sot mund të legalizojë kanabizin, nesër mund të bëjë diçka tjetër. Duhet të mendojmë diçka tjetër, nuk bëhet fjalë për të ndalur dy fadroma apo një fadromë,”- tha Basha.

Aktualisht zona e sheshit të Teatrit Kombëtar është e rrethuar nga efektivë të Policisë së Shtetit. Aty ndodhen artistët, aktivistë, deputetë e ish-deputetë, të cilët deklarojnë se do ta mbrojnë godinën me trupin e tyre. Ndërkohë, pritet që gjatë natës të ketë ndërhyrje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha vendimi per prishjen e teatrit lulzim basha vendimi per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll