Politike

VIDEO/ “Na lini të bëjmë ca thashetheme”, Kryemadhi iu “lutet” gazetarëve, kokë me kokë me Bashën

16 Maj 2020, 23:06 Nga DOSJA
VIDEO/ “Na lini të bëjmë ca thashetheme”, Kryemadhi

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish-deputetë të tjerë janë mbledhur “kokë më kokë” për të hartuar strategjinë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Mirëpo prania e tyre ka marrë gjithë vëmendjen e mediave, të cilat janë munduar që ët shkëpusin ndonjë informacion apo deklaratë nga politikanët. Në këtë moment ka ndërhyrë Kryemadhi, e cila ka kërkuar pak privatësi.

“Do na lini të bëjmë ndonjë thashethem? Do vijmë prapë, sa të bëjmë dhe një thashethëm dhe erdhëm,”-tha Kryemadhi.

Aktualisht zona e sheshit të Teatrit Kombëtar është e rrethuar nga efektivë të Policisë së Shtetit. Aty ndodhen artistët, aktivistë, deputetë e ish-deputetë, të cilët deklarojnë se do ta mbrojnë godinën me trupin e tyre. Ndërkohë, pritet që gjatë natës të ketë ndërhyrje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi rezistenca tek teatri kombetar teatri kombetar lulzim basha monika kryemadhi rezistenca tek teatri kombetar teatri kombetar

Sondazh

Poll