Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar, Shehi: Ndërkombëtarët të reagojnë, turp që nuk e shohin çfarë po ndodh!

16 Maj 2020, 23:01 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar, Shehi: Ndërkombëtarët të

TIRANE- Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka deklaruar sot nga oborri i Teatrit Kombëtar, se duhet një reagim nga ndërkombëtarët.

“Vjen shteti ta shembë natën? Tu vijë turp këtyre dhe atyre që e mbështesin dhe të huajve që bëjnë sikur nuk shikojnë cfarë po ndodh. E gjitha është një komedi në kohë pandemie. Ndërkohë që bota merret me shëndetin dhe ekonominë, këta merren me shembjen e dickaje pa e ditur se cfarë do të ndërtojnë. Duan ta rrafshojnë, pastaj të vënë llamarinat dhe më pas të ndajnë pazaret. Nëse janë të dëshiruar për një teatër të ri ka vende sa të duash Tirana. Cdo ditë ndërtojnë kulla, le të ndërtojnë dhe një teatër. Kjo është lakmia dhe grykësia e një bande që nuk ndalon përpara asgjeje.”-tha Shehi. 

Aktualisht zona e sheshit të Teatrit Kombëtar është e rrethuar nga efektivë të Policisë së Shtetit. Aty ndodhen artistët, aktivistë, deputetë e ish-deputetë, të cilët deklarojnë se do ta mbrojnë godinën me trupin e tyre. Ndërkohë, pritet që gjatë natës të ketë ndërhyrje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dashamir shehi shembja e teatrit kombëtar dashamir shehi shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll