Politike

VIDEO-LIVE/ Teatri Kombëtar i rrethuar nga policia dhe forcat e INUV, pritet ndërhyrje gjatë natës, Kryemadhi: E shembni vet

16 Maj 2020, 20:38 Nga DOSJA
VIDEO-LIVE/ Teatri Kombëtar i rrethuar nga policia dhe forcat e INUV,

TIRANË– Teatri Kombëtar ndodhet aktualisht i rrethuar nga efektivë policie dhe forcat e INUV, që janë të pranishme.

Dosja.al mëson se gjatë natës pritet që të ketë ndërhyrje nga ana e efektivëve, ndërkohë që në shesh ndodhen artistët që kanë nisur të protestojnë mbrëmjen e sotme, bashkë me eksponentë të Opozitës.

Në shesh ndodhen Gazmend Bardhi, Lulzim Basha, Nard Ndoka, Dashmir Shehu, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Lefter Maliqi, etj. 

Ndërkohë, vetë Kryemadhi është shprehur se do të qëndrojë gjithë natën pranë godinës dhe se fadroma mund ta shembë, vetëm nëse kalon mbi trupat e protestuesve.

Nga ana tjetër, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon nga Bashkia e Tiranës të tërhiqet nga vendimi për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Në përfundim të hetimit të inicuar 5 ditë më parë, pas kërkesës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar procedurat e ndjekura nga Bashkia e Tiranës për procesin e tenderimit të Teatrit Kombëtar dhe në një shkresë drejtuar bashkisë, kërkon pezullimin e vendimit që i hap rrugë shembjes së godinës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi vendimi per prishjen e teatrit lulzim basha monika kryemadhi vendimi per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll