Politike

Teatri Kombëtar rrethohet nga policia, artistët alarmohen: Na ndihmoni! Mjeku rebel i përgjigjet thirrjes: Do jemi aty

16 Maj 2020, 20:04 Nga DOSJA

TIRANË– Hyrja në sheshin e Teatrit Kombëtar është ndaluar. Këtë gjë e kanë bërë me dije vetë artistët, mbrëmjen e sotme, të cilët vijojnë rezistencën për mbrojtjen e godinës.

Në një video-live, teksa fliste në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar, Neritan Liçaj, tha se ka informacione nga disa burime se sonte në orën 23:00 të mbrëmjes së sotme, do të ndërhyhet në godinë nga ana e Policisë së Shtetit.

Neritan Liçaj, në minutën e parë

“Sonte do të ndërhyhet nga policia. Kemi burime se në orën 23:00 do të vijë policia por ne jemi këtu të gatshëm për ta mbrojtur,”- tha Liçaj ndër të tjera.

Të njëjtën gjë ka publikuar edhe Frrok Bardhi, një nga protestuesit.

Në një status në Facebook, Bardhi shkruan të njëjtat fjalë që tha Liçaj. Artistët bëjnë thirrje për ndihmë dhe e kërkojnë këtë gjë nga qytetarët.

Sonte Ora 23:00 mbas 1ore e 30 pritet që policia të rrethoj Teatrin Kombëtar, kjo shifet edhe nga prezenca e policise në disa pika!!! Çdo qytetar që e don Shqipërinë, trashëgiminë kulturore duhet të vije ta mbrojm teatrin Kombëtar dhe pronën publike,”– shkruan Bardhi.

I pari që i është përgjigjur kësaj thirrjeje në komente është mjeku rebel, Ilir Allkja, i cili mbahet mend për përplasjen me drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Do të jemi aty,”- shkruan Allkja.

Ndërkohë, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon nga Bashkia e Tiranës të tërhiqet nga vendimi për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Në përfundim të hetimit të inicuar 5 ditë më parë, pas kërkesës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar procedurat e ndjekura nga Bashkia e Tiranës për procesin e tenderimit të Teatrit Kombëtar dhe në një shkresë drejtuar bashkisë, kërkon pezullimin e vendimit që i hap rrugë shembjes së godinës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir allkja neritan licaj vendimi per prishjen e teatrit ilir allkja neritan licaj vendimi per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll