Aktualitet

FOTO/ Forcat e INUV në shesh, ç’pritet të ndodhë gjatë natës me Teatrin Kombëtar, OSHEE-ja sjell përforcime

16 Maj 2020, 21:20 Nga DOSJA
FOTO/ Forcat e INUV në shesh, ç’pritet të ndodhë

TIRANË– Forcat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendosr kanë mbëëritur mbrëmjen e sotme pranë zonës së Teatrit Kombëtar.

Godina dhe sheshi i Teatrit është rrethuar nga forcat e Policisë së Shtetit, dhe nuk mungojnë as forcat e INUV.

Ajo që vihet re është edhe prania e makinave të OSHEE-së, e cila siç duket ka sjellë përforcime, në rast se gjatë natës do të ketë ndërhyrje për t’u shembur godina.

Në shesh ndodhen artistët që kanë nisur të protestojnë mbrëmjen e sotme, bashkë me eksponentë të Opozitës.

Aty ka mbërritur Gazmend Bardhi, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Lefter Maliq, Bledar Dervishi, etj. Një mesazh ka alarmuar edhe strukturën e Partisë Demokratike, dhe u është kërkuar të gjithë anëtarëve e ish-deputetëve që të jenë të pranishëm në shesh.

Ndërkohë, vetë Kryemadhi është shprehur se do të qëndrojë gjithë natën pranë godinës dhe se fadroma mund ta shembë, vetëm nëse kalon mbi trupat e protestuesve.

Nga ana tjetër, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar nga Bashkia e Tiranës të tërhiqet nga vendimi për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vendimi per prishjen e teatrit vendimi per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll