Aktualitet

Prishja e teatrit/ Artistët padisin në prokurori 3 inxhinierë të Institutit të Ndërtimit, procedohet Basha dhe 39 protestu

15 Maj 2020, 07:47 Nga DOSJA
Prishja e teatrit/ Artistët padisin në prokurori 3 inxhinierë

TIRANE- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka depozituar sot një padi në Prokurorinë e Tiranës për 3 inxhinierë të Institutit të Ndërtimit, të cilët kanë firmosur akt-ekspertimin, ku sugjerojnë shembjen e godinës së teatrit. Mësohet se janë paditur Elbarina Kola specialiste pranë Institutit të Ndërtimit, Artur Hasantare përgjegjës në këtë Institutit dhe Olsi Nunaj specialist. Akuza nën të cilën ata do të hetohen është për ‘shpërdorim detyre’.

Ndërkohë artistë dhe aktivistë të ndryshëm ka kaluar natën pranë Teatrit Kombëtar, pasi kundërshtojnë shembjen e kësaj godine. Ata shprehen njëzëri se nuk të lejojnë Bashkinë Tiranë që të shembë këtë godinë, pasi është një vlerë që duhet ruajtur. Edmond Budina ka deklaruar së fundmi se vendmi i Këshillit Bashkiak të Tiranës për shembjen e godinës është një vendim i jashtëligjshëm. Ai është shprehur se Veliaj do ta shembë godinën e teatrit për interesa mafioze. Për këtë çështje ka reaguar edhe kryedemorakti Basha, i cila ka thënë se vendimi është akt lufte ndaj shoqërisë.

Ndërkohë nuk ka munguar edhe një reagim nga Fabian Topollaj, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili ka publikuar disa e-mail-e të këshillit, në të cilat sqarohet se dje me anë të një mbledhje të fshehtë, kanë votuar pro këtij vendimi 60 anëtarë. Ai thekson se bashkia lajmëroi për një mbledhje të radhës më datën 18 maj, pasi kishte marrë vendimin e shembjes. Sakaq presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk arrin ta besojë që vendimi është marrë fshehurazi.

Prishja e Teatrit Kombëtar: 

Pak ditë më parë Këshilli i Ministrave mori vendimin që Teatri Kombëtar të kalonte në pronësi të Bashkisë Tiranë. Ndërkohë ditën e djeshme u njoftua se më 15 maj, (sot) Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhej për diskutuar për shembjen e teatrit. Por ndodhi e parpritura. Mbrëmë ky këshill mori vendimin për shembjen e kësaj godine.  Në një vendim të firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu, u bë me dije se është miratuar shembja e godinës së ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë. Pas këtij vendimi në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta artistëve e mbështetur dhe nga Partia Demokratike. Mbrëmë në këtë protestë ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha. Po kështu, për këtë çështje që ka ngjallur edhe shumë debate, reagoi edhe organizata Prestigjioze e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Europë,  “Europa Nostra”, e cila tha se kundërshton këtë vendim.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj fabian topollaj vendimi per prishjen e teatrit erion veliaj fabian topollaj vendimi per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll