“Vandalizëm i hapësirës historike”, gazetarja denoncon betonizimin e e oborrit të shkollës në Tiranë
16 Maj 2020, 16:04Nga DOSJA
TIRANË- Gazetarja Beti Njuma ka denoncuar betonizimin e oborrit të shkollës historikë “Nana Mbretneshë” e njohur ndryshe si Shkolla Pedagogjike “17 nëntori” dhe më pas si Shkolla Ekonomike.
Në një postim në Facebook, Njuma e quan këtë akt, vandalizëm të hapësirës historike.
Njuma ka thumbuar edhe kryeministrin Edi Rama, duke i kujtuar fjalimet e dikurshme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Postimi i plotë
O tempora o mores! Këtu s’di ç’të denoncosh më parë! Bandiditizmi betonizues i radhës po i bëhet oborrit të shkollës historike “Nana Mbretneshë”, nga 1946-a e njohur si Shkolla Pedagogjike “17 Nëntori” dhe pas 90-ës si shkolla ekonomike. Nuk e di dhe as nuk guxoj ta mendoj cili inxhinier apo arkitekt dhe në emër të ç’studimi, çfarë interesash e urdhërash ka marrë përsipër këtë vandalizim në një hapësire historike duke i përgjysmuar e betonizuar oborrin si çark minjsh, duke e trajtuar si një hapësirë rraqe, paçka se ka edhe një monumet mu në mes, i cili tani do të muroset anash duke humbur dimensionin estetik. E mo do thonë minimalistët prapë ti me gërr-vërre për objekte historike, fundja një oborr është, kujt i prish punë se po parcelizohet, se mos po shembet godina, e cila ç’është e vërteta po restaurohet. Shumë vite më parë falë Digitalb-it, kam realizuar një dokumentar për Institutin Femnuer “Nana Mbretneshë” duke zbardhur gjithë historikun e ngritjes së kësaj shkolle historike dhe atë plejadë të shkëlqyer mësuesish e vajzash që nxunë e u formësuan aty, që nga Margarita Tutulani, Liri Belishova, Ramize Gjebrea, Drita Kosturi, Drita Pelinku e deri tek famëkeqja Nexhmije Xhunglini e Vito Kapo. E ngritur me nismën e mbretit Zog në 2 tetor të vitit 1933, shkolla shërbeu si një vatër emancipimi për vajzat shqiptare që sot po të ishin gjallë do vinin duart në kokë po ta shihnin ç’po i bëhet oborrit. “Ky është talebanizëm” do ta quaja unë duke huazuar një shprehje pikante të kryeministrit kur ishte kryetar bashkie 10 vjet më parë. Më 2 nëntor të 2010 kur fliste para komitetit shtetëror për ndërtimin e kompleksit të ri Parlamentar ( koha kur demokratët i ishin qepur me bukë në trastë për shembje Piramidës ) Edi Rama fliste bukur, ndryshe, dhe ishte bindës kur argumentonte për domosdoshmërinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Fjalë që të aktualizuara do të shërbenin për të mbrojtur nga shkatërrimi çdo objekt të së shkuarës, aq më tepër godinën e Teatrit Kombëtar. 10 vjet nuk janë pak por as shumë që Rama të ketë harruar veten dhe idealet e tij kur shprehej: “….e them në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë, por edhe në cilësinë e njeriut të artit dhe të kulturës, që nuk e pranoj dot talebanizmin në raport me objektet, sepse i çfarëdo kohe qoftë dhe me çfarëdo arsye u motivoftë është talebanizëm. Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij që i hynë me dinamit dhe hodhën në erë 2400 e kusur kisha e kapela romane, që dogjën 300 e kusur mijë vepra arti fetarë dhe libra fetarë. Talebane është edhe e kundërt. Pra të bësh atë që bënte Enver Hoxha me trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij vendi. Ju siguroj që këtë nuk do ta bënte asnjë vend europian, siç nuk e kanë bërë. Nuk e bënë gjermanët megjithëse angazhuan konkursin më spektakolar ndërkombëtar për Bundestagun dhe arkitektin më në zë të momentit, Norman Fosterin, nuk e bënë që ta shembnin Rajhstagun e vjetër dhe në vend të tij të ndërtonin diçka tjetër.” Etj etj….. Kryeministri sot ka shumë kokëçarje e mbase e ka harruar ndjeshmërinë e dikurshme për trashëgiminë dhe mllefin ndaj talebanizmit. Ne s’duhet ta harrojmë kurrsesi!
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Jaeld Çela, ish-shefi i Polcisë së Vlorës, i cili është dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre është dorëzuar në Policinë e Tiranës. ...
TIRANË– Lokalet pranë kompleksit “Usluga”, që administrohet, menaxhohet dhe figuron në emër të familjes së Sadri Abazit, deputetit të Partisë Sociali...
SARANDË– Deputeti Artur Roshi është përplasur me banorët e Sarandës, pasi këta të fundit e akuzojnë se po ndërton pa leje në zonën e plazhit dhe po shkatër...
VLORË– Është gjetur një predhë e Luftës së Dytë Botërore. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në fshatin Bunavi të Vlorës.Predha, është p...
TIRANË- Oliger Torba është tashmë shefi i ri i komisariatit nr.1 në Tiranë. Mësohet se Torba është emëruar ditën e sotme, në këtë post, dy ditë pas shkarki...
DURRËS– Përhapja e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri ka bërë që autoritetet të marrin masa shtrënguese për daljen e qytetarëve në ambiente publi...
TIRANË -Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas marokenë të dyshuar për vjedhje në zonë e “Ali Demit” dhe te “Rruga e Barrikadave”. Në pranga kanë rënë 2...
TIRANË -Ditën e hënë maturantët do të rikthehen në bankat e shkollës, pas ndërprerjes për shkak të COVID-19. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar...