Aktualitet

Dorëzohet në polici Jaeld Çela: Jam i pafajshëm, mbi emrin tim është hedhur baltë! Avokati: Ne e kemi fituar betejën

16 Maj 2020, 15:55 Nga DOSJA
Dorëzohet në polici Jaeld Çela: Jam i pafajshëm, mbi emrin

TIRANË– Jaeld Çela, ish-shefi i Polcisë së Vlorës, i cili është dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre është dorëzuar në Policinë e Tiranës. Prej tre vitesh, ish-zyrtari i shtetit, Jaeld Çela ishte në arrati dhe kërkohej nga drejtësia shqiptare, si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës.

Pas arrestimit, Çela është shprehur se është i pafajshëm dhe ngre akuza ndaj prokurorëve, të cilët sipas tij kanë dashur që ai të bashkëpunonte kundër ish-ministrit Saimir Tahiri. Në deklaratën e tij, përmes avokatëve, Çela është shprehur se po akuzohet si bashkëpunëtor të disa individëve që jo vetëm nuk i njeh dhe as nuk i ka parë ndonjëherë por që janë ndjekur penalisht dhe arrestuar kur ai vetë ka qenë nën drejtimin e Policisë së Qarkut Vlorë. Faktin që është vetëdorëzuar në polici pas kaq kohësh, Çela thotë se e ka bërë nisur nga respekti për punën që ka bërë për më shumë se 17 vite në strukturën e Policisë së Shtetit.

Emri i Çelës, doli pas publikimit të përgjimeve nga anti-mafia italiane dhe hetimeve të prokurorisë shqiptare në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike.

Çela bashkë me ish-drejtorin e postës në Dhërmi, Sokol Bode dhe me Gjergji Kohilën, ish- shefin e Krimeve në policinë e Vlorës akuzohet se me mosveprime ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë. Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, shoferin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjatë arratisë, Çela e kryer mbrojtjen përmes avokatit të tij, Gentian Rumano.

Aktualisht gjyqi ndaj Çelës dhe ish-ministrit Saimir Tahiti është ‘ngrirë’ për shkak të situatës së pandemisë. Seanca e fundit ishte planifikuar të mbahej më 14 maj dhe nuk u bë dot për shkak të Covid-19, dhe se sipas GJKKO-së, kjo çështje ‘nuk është e ngutshme’.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dorezohet jaeld cela jaeld cela dorezohet jaeld cela jaeld cela

Sondazh

Poll