Aktualitet

Pezullohet efektivi që dhunoi 15-vjeçarin, Policia: Kishte dalë për shëtitje me biçikletë jashtë orarit

16 Maj 2020, 12:01 Nga DOSJA
Pezullohet efektivi që dhunoi 15-vjeçarin, Policia: Kishte dalë

TIRANËDitën e djeshme në rrejtet sociale u bë virale videoja e një adoleshenti i cili u dhunua barbarisht nga policia pranë liqenit Artificial në Tiranë. Mësohet se efektivi i policisë, i identifikuar si G.N., i cili shihet në video teksa godet me shuplakë 15-vjeçarin, është pezulluar nga detyra.Për tre efektivët e tjerë që tërhoqën zvarrë adoleshentin ka nisur hetim nga Drejtoria e Standarteve. Në njoftimin për mediat policia sqaron se të rinjtë kishin dalë për shëtitje me biçikletë duke thyer orarin e ndalim qarkullimit dhe për këtë arsye janë gjobitur.

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet punonjës policie, i cili ka kryer shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë G.N, pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Drejtoria e Standardeve Profesionale do të grumbullojë dhe analizoje të gjitha provat dhe në fund te hetimit do jepet masa sipas shkallës së shkeljes.

Gjithashtu, Policia e Shtetit ka ndeshkuar me mase administrative sipas Aktit Normativ, 2 te rinjte qe u konstatuan se kishin thyer orarin e ndalim-qarkullimit dhe kishin dale per shetitje me biçiklete, ne shkelje te masave per parandalimin e pandemise COVID-19.

Policia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Për dhunën ndaj adoleshentit reaguan gazetarë dhe figura politike si kreu i PD, Lulzim Basha apo ish-kryeministri Sali Berisha. Basha e quajti skenën si gjënë e vetmë që Rama mund t’i ofrojë shqiptarëve, ndërsa Berisha e përkufizoi si dhunë shtazarake.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia dhunon adoleshentin policia dhunon adoleshentin

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2020, 10:02

TIRANË- Aktori Viktor Zhusti, ka shpjeguar ditën e sotme arsyet pse është pro ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar. Një ditë pas publikimit, në mediat pr...