Aktualitet

LAJM I MIRË nga Berati/ Testohen 90 persona, asnjë prej tyre nuk del i infektuar me COVID-19

16 Maj 2020, 07:47 Nga DOSJA
LAJM I MIRË nga Berati/ Testohen 90 persona, asnjë prej tyre nuk del i

Berat-Një lajm i mirë na vjen sot nga Berati, pasi janë kryer 90 testime, por asnjë person nuk ka rezultuar me COVID-19.

Pak ditë më parë rezultoi e infektuar një  infermiereje në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Beratit dhe të gjithë mjekët, infermierët dhe sanitarët ju nënshtruan ditën e djeshme testimit.  Asnjë prej tyre nuk është prekur nga virusi. Sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat, rezultatet e sotme janë inkurajuese për mbylljen e qarkut të infektimeve në këtë qytet dhe mospërhapjen e mëtejshme të rasteve të reja.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll