Aktualitet

Sherr në bashkinë e Kolonjës/ Ish-drejtori i Ujësjellësit rreh dy zyrtarët, më herët i kanë vendosur bombë në makinë

16 Maj 2020, 06:59 Nga DOSJA
Sherr në bashkinë e Kolonjës/ Ish-drejtori i

Ersekë- Sherr në bashkinë e Kolonjës. Policia ka arrestuar 40-vjeçarin Orest Malushi, ish-Drejtor i Ujësjellësit, pasi në ambientet e bashkisë goditi për shkak të detyrës, dy zyrtarët, E.H, drejtor Kabineti dhe E. Z me detyrë Shef i Shërbimeve pranë këtij institucioni. Po kështu ai ka kundërshtuar edhe forcat e Policisë gjatë shoqërimit në komisariat. Orest Malushi njihet si militant i Partistë Socialiste dhe kur ka mbajtur ka mbajtur postin e drejtorit të Ujësjellësit i kanë vendosur bombë në makinë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• O. M., 40 vjeç, banues në Ersekë, (i dënuar më parë për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit).

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi i mësipërm në ambientet e Bashkisë Kolonjë, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës shtetasit E. H., me detyrë Drejtor Kabineti dhe E. Z., me detyrë Shef i Shërbimeve pranë këtij institucioni.

Gjithashtu 40-vjeçari, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë të rendit publik, gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 40-vjerçari në kolonjë sherr në bashkinë e kolonjës arrestohet 40-vjerçari në kolonjë sherr në bashkinë e kolonjës

Sondazh

Poll