Aktualitet

“Ju ruajtët Zoti”/ Tritan Kalo publikon letën e dy të moshuarve që fituan betejën me COVID-19, mjeku: Zbatoni këshilla

16 Maj 2020, 06:57 Nga DOSJA
“Ju ruajtët Zoti”/ Tritan Kalo publikon letën e dy të

Tiranë- Mjeku infeksionist, Tritan Kalo është shprehur së fundmi se mjekët janë në shërbim të qytetarëve për çdo rast. Në një postim në Facebook, ai ka publikuar letrën që i kanë dërguar dy të moshuar të familjes Kraja që fituan betejën me COVID-19, ku në të ata i falënderojnë mjekët për punën.

“Ju ruajtët Zoti, jemi shumë mirënjohës ndaj jush“, thuhet ndër të tjera në letër.

Reagimi i plotë:

MIRËNJOHJA është VIRTUT i njerëzve FISNIKË, jo të pakët në TROJET ARBËRORE…15.05.2020…Një falenderim zemre edhe prej nesh për të dy pjestarët e moshuar të Familjes KRAJA, të cilët ja dolën mbanë me sukses përballjes me SFIDËN COVID-19….Letra e tyre e ndjerë dhe kutia plot çokollata të dërguara në shenjë falenderimi në adresën e KOLEKTIVIT të Shërbimit Infektiv në QSUT, na ngjalli sot shumë emocione të veçanta….Mesazhe të tilla mirënjohje janë një MOTIVIM edhe më i madh në PUNËN, PËRKUSHTIMIN dhe PROFESIONALIZMIN tonë të përditshëm….BASHKËQYTETAR….Ju respektojmë e ju duam shumë…Jemi këtu për çdo rast, që jo do të kërkoni ndihmesën tonë në përballjen me çdo sfidë për ruajtjen e shëndetit, dhe jo vetëm në përballjen me sfidën Covid-19…VIJONI me DURIM të zbatoni këshillat tona…Janë vetëm e vetëm këshilla mëndjesh dhe zëmrash MANTELBARDHËSH mëndje-hapur dh të përkushtuar në betejën e triumfit të jetës, përballë sëmundjesh të vështira e më pasoja jo rrallë jetëmarrëse të tyre….Së BASHKU dhe me MIRËBESIM reciprok, NE po ja dalim dhe do vijojmë t’ja dalim mbanë edhe në të ardhmen sikundër sot në sfidën jo vetëm ndaj Covid-19!!!

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tritan kalo viktimat e covid ne shqiperi tritan kalo viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll