Aktualitet

Trafikantët e hashashit gjejnë metoda artizanale për të siguruar ujë në pyje, shkatërrohen 41 parcela në Nikël, 59 lera

16 Maj 2020, 07:04 Nga DOSJA
Trafikantët e hashashit gjejnë metoda artizanale për të

DURRES- Policia e Durrësit, ajo e Krujës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një operacion anti-kanabisit, në disa fshatra të Durrësit, por edhe në fshatrat e Krujës, në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh. Policia bën me dije se gjatë këtij operacioni janë zbuluar 41 parcela të gatshme për t’u mbjellë me kanabis, ndërkohë që trafikantët e drogës kanë gjetur një metodë tjetër për të patur ujë për vaditjen e bimëve narkotike. Ata kishin ndërtuar mbi 59 lera me plastmasë, (burime natyrore uji).të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike. Kontrolle të shumta ka patur edhe në Ishëm, ku janë gjetur 100 fidanë kanabis dhe janë arrestuar dy inspektorë pyjesh, dhe ështëe procedura penalishte kryeplaku i fshatit. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksion anti-drogë në krujë fnsh zbarkon në krujë aksion anti-drogë në krujë fnsh zbarkon në krujë

Sondazh

Poll