Sport

Lajm i trishtë për futbollin, ndërron jetë në moshë të re trajneri shqiptar

15 Maj 2020, 16:29 Nga DOSJA

KOSOVË-Një lajm i trishtë ka prekur futbollin kosovar, teksa është lajmëruar vdekja e Ardren Dafotës, trajneri në akademinë e futbollit “Naim Kryeziu” të KF Vëllaznimit. Dafota u nda nga jeta në moshën 25 vjeçare, pasi trajneri vuante nga leuçemi akute, i cili nuk mundi dot ta mposhte. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare në “Facebook” e KF Vëllaznimit.

Klubi i ka shprehur ngushëllime familjarëve, duke shtuar se u nda nga jeta një njeri shumë punëtor dhe i urtë. Një lajm i hidhur ky që ka prekur të gjithë, që ka tronditur futbollin shqiptar.

“Qytetarë të nderuar, sot në mesditë nga një sëmundje e papritur ndërroi jetë trajneri i akademisë Ardren Dafota. Kjo është një humbje shumë e madhe për KF. Vëllaznimin.

Iku nga kjo jetë njeriu puntor e i urtë, Ardren do na mungosh miku ynë i shtrenjtë. Ngushëllime Familjes dhe miqëve. Për ceremoninë e varrimit do ju njoftojmë në postimin e radhës,” njofton klubi kosovar.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ardren dafota ekipi kosovar vllaznimi ardren dafota ekipi kosovar vllaznimi

Sondazh

Poll