Sport

MARCA zbulon datën: Ja kur do të luhet ndeshja e hakmarrjes së Zidane ndaj Guardiolës

15 Maj 2020, 16:23 Nga DOSJA
MARCA zbulon datën: Ja kur do të luhet ndeshja e hakmarrjes së

Ende nuk është zyrtare, por mund të quhet lajm i kryer. Real Madridi do të ketë shansin të përmbysë humbjen 2-1 ndaj Manchester City më 7 gusht.

Ndeshja e parë, e luajtur në mitikun “Santiago Bernabeu”, u mbyll me triumfin spektakolar të “Qytetarëve” të drejtuar nga katalanasi Pep Guardiola. Tashmë “Marca” raporton se madrilenët kanë marrë sinjale nga UEFA, që ndeshja e kthimit do të luhet në atë datë.

UEFA nuk ka konfirmuar ende lajmin, por ditë më parë edhe presidenti i Lyon-it këmbëngulte se ndeshja e skuadrës së tij me Juventusin do të luhet më 7 gusht.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions city real madrid champions city real madrid

Sondazh

Poll