Sport

Duka: Edhe nëse kemi lojtarë të infektuar, kampionati do të vijojë ndeshje pas ndeshjeje

15 Maj 2020, 15:37 Nga DOSJA
Duka: Edhe nëse kemi lojtarë të infektuar, kampionati do të

Federata Shqiptare e Futbollit e ka vendosur tashmë: futbolli do të nisë më 3 qershor. Kjo datë ende nuk është fakt, sepse i takon Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të marrë vendimin.

Në një intervistë të dhënë për “TV Dukagjini”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka komentuar gjerë e gjatë mbi këtë temë delikate. “Duke parë se shumë aktivitete po rihapen, e pamë të arsyeshme që të rikthehet edhe aktiviteti sportiv. Nuk ishte një vendim vetëm i FSHF, por në bashkëpunim me autoritetet e pushtetit qendror”, është shprehur Duka.

I pyetur se cili do të jetë vendimi i FSHF, nëse një lojtar del pozitiv, Duka e ka sqaruar qartë. “Urojmë të mos ndodhë, por situata është përmirësuar. Do marrim të gjitha masat, që edhe nëse ndodh, të mos përhapet. Nëse ndodh, kampionati do të nisë. Ai lojtar do të vetizolohet”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport duka fshf protokoll duka fshf protokoll

Sondazh

Poll