Sport

Rivaldo del kundër Barcelonës për planin e merkatos: Mos e bëj atë gabim për Pjanic!

15 Maj 2020, 15:12 Nga DOSJA
Rivaldo del kundër Barcelonës për planin e merkatos: Mos e

Rivaldo së fundmi i ka dhënë një sugjerim Barcelonës për merkaton e verës. Sipas tij, mesfushori Arthur Melo nuk duhet të largohet nga “Camp Nou”, pavarësisht spekulimeve se me shitjen e tij Barcelona arrin blerjen e boshnjakut Miralem Pjanic.

“Po lexoj se Barcelona ka interes për të marrë Miralem Pjanic nga Juventusi dhe nuk jam aspak dakord që për këtë lëvizje duhet sakrifikuar Arthur. Klubit i sugjeroj ta ketë mendjen tek e tashmja”, ka deklaruar braziliani.

“Unë mendoj se Arthur do të ishte një blerje e shkëlqyer për Juventusin, sepse ai është një lojtar i nivelit të lartë. Gjithsesi, them se ai duhet të qëndrojë te Barcelona, duke parë moshën e tij të re. Ka pak kohë që luan te Barcelona dhe jam i bindur se do të bëhet titullar”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona merkato rivaldo barcelona merkato rivaldo

Sondazh

Poll