Sport

Nami na del deri në Argjentinë, sulmuesi i Bylisit tregon eksperiencën shqiptare: Është shumë e vështirë, nuk gjen dot m

15 Maj 2020, 16:49 Nga DOSJA
Nami na del deri në Argjentinë, sulmuesi i Bylisit tregon

BALLSH-ulmuesi argjentinas i Bylisit, Fabian Munoz, ka treguar vështirësitë me të cilat po përballet me jetesën në Shqipëri. Duke parë edhe situatën e krijuar nga koronavirusi, problemet janë shtuar dyfish për të, pasi në shtëpi ndodhet edhe gruaja që është shtatzanë.

Në një intervistë për median argjentinase “Tyc Sports”, futbollisti tregon se nuk po gjen dot një mjek roje që të qendrojë 24 orë, nëse gruaja e tij ka probleme gjatë natës. Gjithashtu Munoz ka prekur edhe çështjen e kontratave të lojtarëve, ku sipas afatit normal do të skadojë dhe do të jetë i lirë pas 15 ditëve, por ajo që pritet është vazhdimi i përkohshëm deri në fundin e këtij kampionati, që më pas të vendosë të ardhmen me drejtuesit e Bylisit.

“Pasiguria jonë është një tjetër çështje, sepse këtu kontratat janë deri më 31 maj. Kthimi në stërvitje dhe kampionati janë rregulluar, por nuk kishte asnjë lajm në lidhje me kontratat. Ne nuk e dimë nëse ato do të zgjaten apo çfarë do të ndodhë me muajt e kaluar. Të gjithë po e presim me padurim.

Fushat janë me bar normal dhe futbolli ndryshon nga ai në Argjentinë. Këtu e lejojnë shumë lojën e ashpër dhe është futboll dinamik. Situata është shumë e vështirë pasi ne jemi dy orë larg kryeqytetit dhe për anën mjekësore nuk është shumë e mirë. Jam mësuar me Argjetinën, por këtu është e vështirë. Në qytetin tim nuk gjen një mjek roje 24 orë. Nëse ke një problem gjatë natës duhet të telefonosh një mjek në telefon dhe kjo bëhet shumë e vështirë, por përpiqemi që të gërmojmë”, tha Munoz.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis fabian munoz futbollisti argjentinas bylis fabian munoz futbollisti argjentinas

Sondazh

Poll