Sport

Eros Grezda pendohet për të kaluarën: Nëse më bën ftesë Reja, jam gati të vij në kombëtare

15 Maj 2020, 16:39 Nga DOSJA
Eros Grezda pendohet për të kaluarën: Nëse më bën

Eros Grezda në merkaton e janarit u rikthye tek Osijek në Kroaci, pas një aventure që nuk shkoi aspak mirë te Rangers në Skoci. Legjionari kuqezi sot ishte i ftuar në “Fan Zone” në Supersport, aty ku foli për shumë tema, por kryesisht për transferimin e tij dhe për kombëtaren.

“Nga klubi kemi disa rregulla strikte. Duhet të vijmë në stërvitje 10 minuta para dhe në dhomat e zhveshjes nuk bëjmë dot dush”, ka thënë sulmuesi.

“Nuk jam bërë pishman që lashë Rangersin. Kur më erdhi oferta nga ky klub, isha i dëmtuar dhe nuk mund t’i refuzoja. Atmosfera që krijohej atje është ndryshe nga çdo vend tjetër. Atje jetohet futbolli shumë”, ka shtuar ai.

A do të rikthehet Grezda në kombëtare? “Me trajnerin Reja nuk kam pasur asnjë kontakt pas atij incidenti. Gjithmonë jap maksimumin dhe më pas do të shpresoj te grumbullimi. Nëse Reja më bën ftesë, atëherë do ta pranoja menjëherë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport grezda kombetare kroaci grezda kombetare kroaci

Sondazh

Poll