Sport

Ylli i Realit flet hapur: Nëse gjermanët nuk ia dalin kësaj here, futbolli mbaron këtu

15 Maj 2020, 15:08 Nga DOSJA
Ylli i Realit flet hapur: Nëse gjermanët nuk ia dalin kësaj here,

Ylli i Real Madridit, Toni Kroos, sot ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga COVID-19 në të gjithë kontinentin europian. Mesfushori mendon se nëse Gjermania, vendi ku ka lindur, nuk arrin ta përballojë një situatë të tillë, askush nuk do e bëjë.

“Përshtypja ime është e tillë. Nëse Gjermania dështon, atëherë askush nuk do t’ia dalë mbanë. Dihet tashmë se Gjermania është më mirë se të gjithë me numrin e të infektuarve dhe vdekjeve.

“Nëse ata dështojnë për të mbaruar Bundesligën, kush do e bëjë?”, – tha mesfushori i spanjollëve. Kampionati gjerman do të rinisë sërish ditën e shtunë. Bayerni duhet të mbrojë vendin e parë për fitimin e kampionatit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus gjermania kroos coronavirus gjermania kroos

Sondazh

Poll