Sport

Bota e futbollit po kthehet në normalitet, pas kampionateve UEFA vendos datat për ndeshjet e Champions League

15 Maj 2020, 11:55 Nga DOSJA
Bota e futbollit po kthehet në normalitet, pas kampionateve UEFA vendos

NYON-Bota e futbollit duket se po kthehet në normalitet pas pandemisë që paralizoi të gjithë globin. Kampionatet në Europë po përgatiten të mbyllin sezonin, ndërsa tani UEFA nëpërmjet një njoftimi ka dhënë datën se kur pritet të luhen ndeshjet e kthimit të Champions League. 27 maji është caktuar një takim për të vendosur përfundimisht datën se kur pritet të rifillojë aktiviteti europian, ndërsa mendohet se 7 gushti pritet të jetë data kur do të luhen takimet, Manchester City-Real Madrid, Juventus-Lyon ndërsa më 8 gusht të luhen Barcelona – Napoli dhe Bayern Munich – Chelsea.

Kjo nuk është ende zyrtare, mirëpo UEFA pritet t’a ratifikojë këtë plan më 17 maj. Në këtë datë do të takohet Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe pritet të merret vendimi.Megjithatë, gjithçka do të varet nga koronavirusi dhe vendimet e qeverive të ndryshme të vendeve evropiane.

Klubet do të kenë mjaftueshëm kohë për tu përgatitur, pasi që shumica prej tyre edhe do të luajnë në ndeshjet e kampionatit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league ndeshjet e champions uefa champions league ndeshjet e champions uefa

Sondazh

Poll