Politike

Rama mesazh të qartë policëve: Shefi i Komisariatit Nr.1 u shkarkua, mos toleroni qytetarët që shkelin rregullat

15 Maj 2020, 16:34 Nga DOSJA
Rama mesazh të qartë policëve: Shefi i Komisariatit Nr.1 u

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë policëve që të mos tolerojnë asnjë qytetarë nëse shkel rregullat. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Rama tha se mësimin e mori shefi i Komisariatit Nr.1 , pasi liqeni u mbush plot me njerëz dy ditë më parë.

“Pse e mbyllni liqenin? Ja çfarë thotë njëri, po e mbyllim se pardje në orën 7 pasdite, liqeni ishte plot dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shkarkoi menjeherë kreun e Komisaritit Nr.1.  Prandaj po i bëj dhe një thirrje të gjithë shefave të Komisaritëte dhe të gjithë policëve, nuk duhet të bëjnë asnjë tolerim kur shikojë shkelje. Qytetarët duhet të vijojnë të kenë të drejtat e tyre, por në zonat e kuqe nuk duhet të ketë asnjë tolerim”, u shpreh Rama.

Këto deklarata Rama i bëri teksa zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët. Rama njoftoi se të dielën do të vendosen se si do të vijojnë të qëndrojnë qytetet, do kthehen në zona të kuqe apo të gjelbra. Kreu i qeverisë ka folur dhe për hapjen e aktiviteteve dhe tha se nuk do të lejohet vetëm transporti publik dhe aktivitetet sportive. Sipas Ramës, gjithçka për vijimin e masave lëhtësuese do të varët nga numrat e ditëve në vijim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama 15 maj 2020 edi rama masat kunder covid 19 rama 15 maj 2020

Sondazh

Poll

Politike 15 Maj 2020, 15:52

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje për Shqipërinë, Boiken Abazi ka dalë kundër shembjen së Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai...