Politike

Rama: Nga e hëna hapet gjithçka, s’kemi vendosur asgjë akoma për transportin publik. Policët të mos tolerojnë askënd që thyen ligjin, Basha u tregua i papërgjegjshëm

VIDEO
Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët. Rama njoftoi se të dielën do të vendosen se si do të vijojnë të qëndrojnë qytetet, do kthehen në zona të kuqe apo të gjelbra. Kreu i qeverisë ka folur dhe për hapjen e aktiviteteve dhe tha se nuk do të lejohet vetëm transporti publik dhe aktivitetet sportive. Sipas Ramës, gjithçka për vijimin e masave lëhtësuese do të varët nga numrat e ditëve në vijim.
Featured image of article: Rama: Nga e hëna hapet gjithçka, s’kemi vendosur asgjë akoma për transportin publik. Policët të mos tolerojnë askënd që thyen ligjin, Basha u tregua i papërgjegjshëm Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Përditësuar:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se të dielën mund të ketë ndryshim të regjimit në disa qytete në varësi të numrave të të infektuarve. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Rama u shpreh se Komiteti i Ekspertëve do të shohë numrat dhe do të vendosë se çfarë do bëhet me disa zona të gjelbra dhe të kuqe.

Kreu i qeverisë njoftoi se nga kjo e hëna e javës që vjen do të ketë një hapje totale, por sërish nuk do ketë shërbim të transportit publik, nuk jenë hapur as aktivitetet kulturore dhe ato spiortive. Po ashtu Rama tha se nëse do ketë rritje të numrave të të infektuarve, askush të mos çuditet nëse do të ketë hapa pas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri këtë bashkëbisedim me qytetarët e shfrytëzoi për t’u bërë një thirrje të gjthëve që të respektojnë masat. Po ashtu Rama një mesazh e dërgoi dhe për policët e tha se ata nuk duhet të tolerojnë askënd, nëse shohin se po thyejnë rregullat.

Sipas tij, ligji është i barabartë për të gjithë dhe nuk mund të shpëtojë as Lulzim Basha, dhe pse është kreu i opozitës. Numri një i maxhorancës tha se ajo që ka bërë Basha dje, ka qenë një sjellje e papërgjegjshme ka rrezikaur jetët e të tjerëve.

(A.B. Dosja.al)

  • 18:39

    “Ç’do bëhet me dasmat?”, Rama i përgjigjet qytetarit: Doni të kaloni muajin e mjaltit me ventilator

    Kryeministri Edi Rama ka folur sot për dasmat e tha se këtë vit nuk do të lejohen. Ai iu përgjigj një qytetari, i cili i kërkoi një datë se kur mund të bëhen dasmat si më parë.

    Kreu i qeverisë tha se nuk do ketë dasma, pasi muaji i mjaltit do kalohet me ventilatorë, e jo si më parë.

    Çdo bëhet më dasmat: Që të kalojnë muajin e mjaltit me ventilator bashkë. Çfarë dasmash doni të bëni. E kuptoni që është shumë e vështirë të bësh dasma këto kohë”, u shpreh Rama.

  • 18:34

    Rama mesazh të qartë policëve: Shefi i Komisariatit Nr.1 u shkarkua, mos toleroni qytetarët që shkelin rregullat

    Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë policëve që të mos tolerojnë asnjë qytetarë nëse shkel rregullat. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Rama tha se mësimin e mori shefi i Komisariatit Nr.1 , pasi liqeni u mbush plot me njerëz dy ditë më parë.

    “Pse e mbyllni liqenin? Ja çfarë thotë njëri, po e mbyllim se pardje në orën 7 pasdite, liqeni ishte plot dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shkarkoi menjeherë kreun e Komisaritit Nr.1.

    Prandaj po i bëj dhe një thirrje të gjithë shefave të Komisaritëte dhe të gjithë policëve, nuk duhet të bëjnë asnjë tolerim kur shikojë shkelje. Qytetarët duhet të vijojnë të kenë të drejtat e tyre, por në zonat e kuqe nuk duhet të ketë asnjë tolerim”, u shpreh Rama.

  • 18:28

    Rama thirrje bizneseve: Do paguheni edhe pse jeni në punë, nuk do ndalim ndihmën ndaj jush

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, është shprehur sot se bizneset që kanë përfituar nga paketa e parë dhe e dyte ekonomike do të vijojnë të marrin pagat e luftës edhe pse do hapen. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Rama u shpreh se ata që nuk kanë marrë pagat e luftës duhet të kontaktohen nga Drejtoria e Tatimeve.

    “Sa i përket biznesit, kemi shqetësime për pagat por janë të lidhura me aspekte teknike. Nuk janë përgjegjësi e institucioneve. Problemet me IBAN-in është një nga problemet. Është një pjesë e vogël, procesi i korrigjimit kërkon kohën e tij. Ka edhe nga ata që nuk kanë aplikuar fare dhe nuk e di nga e presin. Tatimet i thonë ejani aplikoni.

    Kam dëgjuar komente të ventilatorëve mediatikë. Baret dhe restorantet do të happen të hënën dhe do të marrin pagën e dytë dhe të tretë. Po kështu edhe gjithë të tjerët. Ne akoma kemi proces për të zhvilluar. Të gjitha këto po i ndjekim përditë. Të gjithë do të marrin atë që iu takon. Kjo është pak por e sigurtë. Nuk janë pak por janë dhjetra mijëra, sot që flasim 7.5 mld lekë të reja të paguara dhe do të vazhdojmë”, u shpreh Rama.

  • 18:24

    Rama: Transporti publik është një problem jo i vogël, nuk kemi marrë akoma një vendim për hapje

    Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se për hapjen e transportit publik nuk është vendosur akoma. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Rama u shpreh se të gjithë e dinë se si është cilësia e transportit, ndaj po shihet me shumë kujdes.

    Transporti publik është problem jo i vogël. E dini shumë mirë si janë kushtet në furgona dhe autobusë. Hapja është që të vendosësh mjtete e transportit që të  shpërndajnë virusin. Po diskutojmë për një strategji, është mundësi edhe për reformë duke iu krijuar operatorëve dhe publikut mundësi të reja. Durim sepse ende nuk jemi aty. Është problem i madh në këto kushte që flasim”, u shpreh Rama.

  • 18:20

    Rama flet për ndryshimin e zonave të gjelbra e të kuqe: Do vendoset nga Komiteti i Ekspertëve

     Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët është shprehur se do të vijojnë kufizimet në zonat e kuqe. Rama tha se komiteti i Ekpsertëve do të mblidhet dhe do të marrin vendime se çfarë do bëhet me zonat e gjelbra dhe të kuqe në ditët në vijim.

    “Do të mbetemei besnik të nurmave në parcAktimin e zonave të gjelbra apo të kuqe. Modeli i përcaktimit të një zonë të gjelbër apo e kuqe, një zonë e gjelbër bëhet e kuqe nëse numrat kapercejnë. Ju lutem shumë, lereni broçkullat për kotësinë e gjithë kësaj. Për faktin se ky mundim ishte i tëpërt se nuk ndodhi gjë. Nuk ndodhi gjë se në bëmë të gjithë këtë gjë sëbashku. Shikoni, pak hapemi dhe shikoni numrat që dalin tani, pasi janë të aktivitetit të 12 ditëve të fundit.

    Larg qoftë nëse rritet numri i të shtruarve, të intubuerve dhe të vdekjeve. Nuk është një shpikje e gjithologëve. Në kushtet e zonës së kuqe do të kemi disa kufizime, fashat orare kanë rol në dekurajimin e daljeve të tepërta. Nëse nuk kemi fashën orarë, atqëherë do jetë njësoj si zonat e kuqe dhe të gjelbra dhe stimulojmë gjëra që nuk stimulohen në këtë moment. Kufizimi i daljeve në fundjave, është pikërisht për këtë”, u shpreh Rama.

  • 18:17

    Gjobat kundër Bashës, Rama: Mos bëni si kreu i opozitës, u soll si një i papërgjegjshëm

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, foli sot për gjobat kundër Lulzim Bashës. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Rama tha se kreu i opozitës ka bërë një sjellje të papërgjegjshme.

    “Lulzim Basha e theu dje dy herë ligjin, njëherë në Durrës e përsëri mbrëmë në të ashtuquajtur shesh të mbrotjes së identitetit kulturor. Ka disa ligje që fuknsionojnë për të gjithë. Nuk është ky problemi, por çfarë pasojash mund të kemi nga këto grumbullime të papërgjejgjshme. Mos merrni shembullin e kreut të PD, mos bëni siç bën ai. Është e papranueshme ajo që bëri ai”, u shpreh Rama.

  • 18:07

    Kryeministri Rama jep LAJMIN E MADH: Nga e hëna hapet çdo gjë! (KATEGORITË QË PËRJASHTOHEN)

    Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët u shpreh: Vetëm Shqipëria kështu, vetëm Shqipëria ashtu. Ne nga e hëna, përveç transportit publik, aktitvitet sportive në mjedise të mbyllura, nuk do kemi asgjë tjetër mbyllur.

    Hiq transportin publik, me të drejtë shumëkush nga ju është i shqetësuar për mungesën, duhet të jetë i vetëdijshëm që nuk e hapim dot ende. Hiq palestra, qëndra sportive, teatro, klube nate, kinnema, gjithçka tjetër do jetë e hapur. Ekspozimi do të jetë shumë i madh.

  • 18:06

    “Rritja e numra të të infektuarve bëhet për të ndalur protesta”, Rama u përgjigjet kritikave: T’i lëmë këto broçkulla

    Rama në një bashkëbisedim me qytetarët tha:  Jemi  të vetëdijshëm që numrat lëvizin, pasi rritet ekspozimi. Në këtë situatë në këtë fazë, secili prej nesh është vendimtar. Sjellja në raport me reregullat është decizive, pasi në kushtet e hapjes nuk ëhstë një çështje e policisë dhe e kontrolleve apo e kornizës ligjore, por është një çështje e vetëdijes qytetara në këtë situatë, ku është patriotizëm kur mbron shëndetin tënd dhe të të tjerëve.

    Ky është patriotizmi sot, që të mos kuturisësh dhe të shkelësh rregullat. Dua ta përsërish soin e papërgjejgjshëm, që i bëin fyellit që i bën në po atë vrimë që i kanë rënë dhe më parë. Njëri shkruante se kjo po bëhet për protestat, t’i lëmë këto broçkulla dhe të referohemi tek shkenca e të mos merremi me llafe.

Shto Koment