Politike

Rama thirrje bizneseve: Do paguheni edhe pse jeni në punë, nuk do ndalim ndihmën ndaj jush

15 Maj 2020, 16:28 Nga DOSJA
Rama thirrje bizneseve: Do paguheni edhe pse jeni në punë, nuk do

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama, është shprehur sot se bizneset që kanë përfituar nga paketa e parë dhe e dyte ekonomike do të vijojnë të marrin pagat e luftës edhe pse do hapen. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Rama u shpreh se ata që nuk kanë marrë pagat e luftës duhet të kontaktohen nga Drejtoria e Tatimeve.

“Sa i përket biznesit, kemi shqetësime për pagat por janë të lidhura me aspekte teknike. Nuk janë përgjegjësi e institucioneve. Problemet me IBAN-in është një nga problemet. Është një pjesë e vogël, procesi i korrigjimit kërkon kohën e tij. Ka edhe nga ata që nuk kanë aplikuar fare dhe nuk e di nga e presin. Tatimet i thonë ejani aplikoni.

Kam dëgjuar komente të ventilatorëve mediatikë. Baret dhe restorantet do të happen të hënën dhe do të marrin pagën e dytë dhe të tretë. Po kështu edhe gjithë të tjerët. Ne akoma kemi proces për të zhvilluar. Të gjitha këto po i ndjekim përditë. Të gjithë do të marrin atë që iu takon. Kjo është pak por e sigurtë. Nuk janë pak por janë dhjetra mijëra, sot që flasim 7.5 mld lekë të reja të paguara dhe do të vazhdojmë”, u shpreh Rama.

Këto deklarata Rama i bëri teksa zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët. Rama njoftoi se të dielën do të vendosen se si do të vijojnë të qëndrojnë qytetet, do kthehen në zona të kuqe apo të gjelbra. Kreu i qeverisë ka folur dhe për hapjen e aktiviteteve dhe tha se nuk do të lejohet vetëm transporti publik dhe aktivitetet sportive. Sipas Ramës, gjithçka për vijimin e masave lëhtësuese do të varët nga numrat e ditëve në vijim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama 15 maj 2020 edi rama masat kunder covid 19 rama 15 maj 2020

Sondazh

Poll

Politike 15 Maj 2020, 15:52

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje për Shqipërinë, Boiken Abazi ka dalë kundër shembjen së Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai...