Politike

Rama: Transporti publik është një problem jo i vogël, nuk kemi marrë akoma një vendim për hapje

15 Maj 2020, 16:24 Nga DOSJA
Rama: Transporti publik është një problem jo i vogël, nuk

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se për hapjen e transportit publik nuk është vendosur akoma. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Rama u shpreh se të gjithë e dinë se si është cilësia e transportit, ndaj po shihet me shumë kujdes.

Transporti publik është problem jo i vogël. E dini shumë mirë si janë kushtet në furgona dhe autobusë.

Hapja është që të vendosësh mjtete e transportit që të  shpërndajnë virusin. Po diskutojmë për një strategji, është mundësi edhe për reformë duke iu krijuar operatorëve dhe publikut mundësi të reja. Durim sepse ende nuk jemi aty. Është problem i madh në këto kushte që flasim”, u shpreh Rama.

Këto deklarata Rama i bëri teksa zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët. Rama njoftoi se të dielën do të vendosen se si do të vijojnë të qëndrojnë qytetet, do kthehen në zona të kuqe apo të gjelbra. Kreu i qeverisë ka folur dhe për hapjen e aktiviteteve dhe tha se nuk do të lejohet vetëm transporti publik dhe aktivitetet sportive. Sipas Ramës, gjithçka për vijimin e masave lëhtësuese do të varët nga numrat e ditëve në vijim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama 15 maj 2020 edi rama masat kunder covid 19 rama 15 maj 2020

Sondazh

Poll

Politike 15 Maj 2020, 15:52

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje për Shqipërinë, Boiken Abazi ka dalë kundër shembjen së Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai...