Sport

Inter i prish punë protokollit të aprovuar nga Federata: I pazbatueshëm, nuk shkojmë në grumbullim!

14 Maj 2020, 19:54 Nga DOSJA
Inter i prish punë protokollit të aprovuar nga Federata: I

ITALI-Protokolli për rifillimin e stërvitjes kolektive në Serinë A vazhdon të shkaktojë diskutime dhe po ngjall dyshime edhe në mesin e klubeve të mëdha. Sipas burimeve nga qarqet zikaltër, Interi nuk është i bindur që mund të ndjekë rregullat e vendosura nga Komiteti Shkencor Teknik dhe i aprovuar nga Federata Italiane e Futbollit.

Sipas shoqërisë zikaltër, ka shumë boshllëqe në trajnimin kolektiv dhe shumë vështirësi logjistike sa i përket grumbullimit parasezonal. Shkurt, dokumenti konsiderohet i pazbatueshëm dhe, nëse nuk do të rishikohet, Interi mund të vendosë të mos nisë grumbullimin.

Nga e hëna (18 maj) skuadrat do të jenë në gjendje të kthehen për t’u stërvitur në grupe në qendrat e tyre sportive, por ato do të duhet ta bëjnë këtë duke zbatuar një seri udhëzimesh të rrepta, të dakorduara nga ekspertët e qeverisë dhe të miratuara nga Federata.

Vetëm pas dy javësh grumbullim i blinduar do të ketë një dritë jeshile për ndeshjet, sigurisht me dyer të mbyllura. Seria A ka caktuar 13 qershorin si datën e rifillimit të kampionatit.

Dyshimet për zbatueshmërinë e protokollit, megjithatë, ishin shfaqur ditët e fundit si nga mjekët ashtu edhe nga Shoqata Italiane e Futbollistëve. Mendimi i përbashkët është se, më kufizimet aktuale, rreziku i një ndalese të re të menjëhershme është i lartë.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter serie a inter serie a

Sondazh

Poll