Sport

Lewandowski zgjedh 5 sulmuesit më të fortë në botë, njëri luan në Gjermani

14 Maj 2020, 20:41 Nga DOSJA
Lewandowski zgjedh 5 sulmuesit më të fortë në botë,

Robert Lewandowski ka zbuluar pesë sulmuesit e tij të preferuar, ose më saktë ata të cilët ai i konsideron si më të mirët në botë. Sulmuesi polak i Bayern-it ka zgjedhur emra që priteshin, sigurisht.

“Pyetje e vështirë. Për sulmues qendre do të përmendja emra si Karim Benzema, Luis Suarez, Aguero, Timo Werner dhe Kylian Mbappe”, ka thënë “bomberi” i kampionatit gjerman. Sigurisht, ai mund të përmendte edhe emra të tjerë, si për shembull Cristiano Ronaldon, por ndoshta nuk e konsideron si 9-sh pykë dhe është e drejtë.

I pyetur për rivalin e tij në Bundesligë, sulmuesi Haaland, Lewa ka komentuar: “Ai ka shumë potencial. Duhet të punojë fort, që të bëhet lojtar i klasit botëror. Do e këshilloja të qëndrojë edhe disa vite në Gjermani, para se të bëjë kapërcimin e madh”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport haaland lewandowski mbappe haaland lewandowski mbappe

Sondazh

Poll