Sport

Bota po vuan për anësorë, trajnerit Zidane i vjen një super lojtar me… zero euro shpenzim

14 Maj 2020, 21:52 Nga DOSJA
Bota po vuan për anësorë, trajnerit Zidane i vjen një super

Kur bota po vuan për mbrojtës të djathtë, Real Madrid ka dy lojtarë të klasit të lartë. Ata janë Dani Carvajal dhe Achraf Hakimit. Trajneri Zinedine Zidane ka kërkuar që marokeni të rikthehet pas huazimit te Borussia Dortmund dhe t’i bashkohet ekipit madrilen.

21-vjeçari gjithashtu këtë ka pritur prej kohësh, edhe pse në “Signal Iduna Park” të gjithë e duan dhe ka performuar shumë mirë. Vera do të jetë e nxehtë, sepse kthimi i Hakimit nuk do të pritet me tapet të kuq nga Carvajal.

Spanjolli është në kulmin e karrierës dhe ka pretendime të mëdha për sezonet në vijim. Ai është gjithashtu titullar i kombëtares spanjolle, kurse Hakimi është ende shumë i ri. Ky i fundit, sidoqoftë, i nevojitet teknikut Zidane për atë që sjell sidomos në ofensivë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport carvajal hakimi zidane carvajal hakimi zidane

Sondazh

Poll